Në vitin 1950, ka qenë neurologu francez, Dr. Paul Nogier i cili ka zbuluar se veshi krahasohet me një hartë, që ngjan si në fetus i kthyer përmbys.
Veshët janë të lidhur me një gjendje të caktuar emocionale, anatomike dhe me aspekte psikologjike të trupit.
Nëse masazhoni disa pjesë anatomike të veshëve, mund të eliminoni brenda pak kohësh dhimbje të pjesëve të ndryshme të trupit.
Pika e vendosur në pjesën kockore në formë trekëndëshi, tek veshi, nëse masazhohet mund të ndikojë në lehtësimin e disa sëmundjeve mendore dhe psikike, si frika, stresi, dhimbja apo inflamacioni, por edhe kundër depresionit, pagjumësisë dhe ndjeshmërisë së lartë.
Në vitin 1950, ka qenë neurologu francez, Dr. Paul Nogier i cili ka zbuluar se veshi krahasohet me një hartë, që ngjan si në fetus i kthyer përmbys, shkruan “Living”, transmeton “Reporteri.net”.
Teorinë e tij e ka çuar më përpara, një fizikant amerikan, Terry Oleson. Ai vëzhgoi teknikat e akupunkturës së veshit dhe identifikoi gjendjen fizike dhe shëndetësore të pacientëve me saktësi në 75 për qind të rasteve.
Pika të ndryshme të veshit, kur aplikohet akupuntura, arrijnë të stabilizojë çrregullimet funksionale të organizmit.
Teknikat lidhen me refleksologjinë dhe akupunktura auriculare mund të praktikohet duke përdorur gjilpëra shumë të shkurtra dhe të holla, ose nëpërmjet presionit fizik në pjesë të caktuara të veshit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.