Mijëra shqiptarë këto ditë u veshën me ngjyrat Kuq e Zi në zemrën e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara.
Parada e organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” mblodhi nëpër rrugët e Manhatanit qindra shqiptarë, të cilët dolën për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri.
Nën flamujt kuq e zi aty u kënduan edhe shumë këngë patriotike, jo veç nga shqiptarët, shkruan Reporteri.net.
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet edhe një shtetas amerikan i cili shijon këngën “Kuq e Zi” e cila vite më parë është realizuar nga Meda në bashkëpunim me Sinan Hoxhën e Seldin.
Impresionuese, siç shihet edhe në video është fakti se ai e di përmendësh tekstin e tërë këngës, ndërkohë që me duar bën shqiponjën dy krenare. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.