Kusari ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, teksa ka thënë se ajo është përjashtuar nga të vjetrit në parti që më shumë kanë bashkëpunim me PDK-në se sa me deputetët e rinj brenda partisë.
E ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7 deputetja e VV-së, Mimoza Kusari, ka folur edhe për marrëdhëniet që ka pasur brenda grupit parlamentar të LDK-së dhe atij të VV’së.
“Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa nuk janë marrë me neve në grupin parlamentar. Aty nuk lejohet mendimi ndryshe. Bashkëpunim kemi pasur me LDK-në fillimisht. E kam ndjerë vetën të jashtme, të përjashtuar”, thotë ajo.
“Në të kundërtën kemi pasur Albin Kurtin që ka debatuar me neve për çdo vendim, kemi debatuar brenda, kemi shprehur mendimet dhe kemi dalë me një vendim”, shton ajo.
“Tek LDK shpesh më ka thirrur Avdullah Hoti dhe më fliste për Ilir Dedën që t’ia ndërroja mendimin, nuk pranoja”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.