Një 24 –vjeçare italiane është bërë nënë dhe mjeke në të njëjtën ditë. Bëhet fjalë për Benedetta Santoro, e cila shkoi të diplomohej në Universitetin e Perugias me dhimbjet e lindjes. Pas diplomimit ajo vrapoi në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj, Vittoria.
Siç raportohet nga mediat italiane, 24-vjeçarja nga zona e Arezzo-s shkoi në Perugia për për të diskutuar tezën e saj të diplomës, kur i filluan kontraktimet. Në ktë situatë, komisioni i diplomës i dha përparësi asaj.
Pas diskutimit të tezës së diplomës dhe shpalljes doktoreshë, Benedetta-s iu desh të vraponte me makinë në spitalin e Città di Castello ku, pak më vonë, lindi vajzën e saj./a2cnn
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.