×
  • Extra
  • Extra

    Moderatorja greke kapet me cigare në dorë teksa po prezantonte lajmet

    Reporteri
    29 Gusht 2023 | 18:05

    Një moderatore lajmesh në Greqi ka përjetuar një moment aspak të këndshëm.

    Rania Jima, ka prezantuar lajmin dhe regjia duhet të kishte futur në transmetim kronikën, por për shkak të një defekti teknik, ajo përsëri u rikthye në ekran, por në një moment të sikletshëm, përcjell klankosova.tv.

    Sipas a2news, ajo nuk e kuptoi fillimisht çfarë ngjau dhe tentoi të pinte një cigare elektronike, mirëpo për fat e pikasi shumë shpejt.

    Moderatorja u përpoq ta fshihte atë, por tashmë ishte tepër vonë, pasi ky moment u bë publik për shikuesit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!