×
  • Extra
  • Extra

    “Modestat po shtohen”, Xhema i Ferrarit reagon pas shfaqjes së Shefqet Krasniqit në McLaren

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 17:23

    Një deklaratë e ish-kandidatit nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, kishte bërë bujë në rrjetet sociale. Ai e quajti veturë modeste atë të markës “Ferrari”.

    I pyetur nga gazetarja se si mund të quhet modeste një veturë e tipit “Ferrari” dhe cila është vlera e saj, Hasani duke qeshur u përgjigj se vlera e veturës që vozitë është 70-80 mijë euro.

    “Pse? 70-80 mijë euro. Si krejt kandidatët e tjerë”, përgjigjet ai.

    Ndërkaq, në rrjete sociale u lakua edhe emri i hoxhës së njohur kosovar, Shefqet Krasniqi.

    Krasniqin dhe Hasanin i bashkojnë “veturat modeste”.

    Krejt kjo pasi një biznesmen kosovar publikoi një fotografi në të cilën shihet Krasniqi teksa pozon në një veturë luksoze të markës “McLaren”.

    Kurse sot, Hasani publikoi një fotografi ku shihen ai dhe hoxha në veturat luksoze me mbishkrimin “Modestat po shtohen”.

    Hoxhë Shefqet Krasniqi befason xhematin, pozon në një veturë luksoze

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!