×
  • Extra
  • Extra

    Momente tmerri: Helikopteri rrëzohet në plazh, pranë qindra pushuesve

    Reporteri
    20 Shkurt 2022 | 18:27

    Momenti kur një helikopter është rrëzuar në ujë, shumë pranë bregut, është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur në Majemi, ditën e shtunë.

    Videoja e shpërndarë nga policia vendase tregon se si helikopteri humbet lartësi shumë shpejt dhe rrëzohet në oqean, shumë pranë qindra pushuesve.

     

    Fatmirësisht, nga ky aksident i frikshëm nuk pati viktima. Dy persona, të cilët ndodheshin në helikopter, u dërguan në spital.

    Ende nuk ka të dhëna mbi arsyet e rrëzimit të helikopterit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!