Një vajzë 3-vjeçare është marrë me vete nga një balonë e madhe dhe “fluturoi” në 30 metra lartësi gjatë një festivali tajvanez.
Vajza u ngatërrua me një balonë portokalli me bisht të gjatë dhe videoja e xhiruar nga të pranishmit tregon se si lëvizte lart e poshtë, ndërkohë që të rriturit në panik bërtisnin dhe përpiqeshin që ta ulnin në tokë vogëlushen.
Fatmirësisht, 3-vjeçarja nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Festivali u ndërpre menjëherë pas incidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.