Policia britanike ka publikuar pamje të siguruara nga helikopteri, ku një person u hedh benzinë policëve.
Raportohet se policët i kanë dëgjuar këta persona duke thënë “kush ka çakmak, kush ka çakmak, t’ua vëmë flakën”, shkruan Daily Mail, transmeton Express.
Incidenti është incizuar në Basildon të Britanisë vitin e kaluar, por u publikua sot si pjesë e një dokumentari të ri.
Policët kishin shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishin njoftuar se dikush po e vozit motoçikletën në mënyrë të rrezikshme.
Personi që i lagu policët me benzinë është identifikuar si Justin Jackson, 28 vjeç. Një grup prej 20 deri 30 personash ishte mbledhur përreth për ta shikuar incidentin.
Më vonë, policisë i kishin shkuar përforcime me rreth 90 pjesëtarë shtesë dhe disa persona ishin arrestuar.
Njëri nga policët tha: “Nuk munda të shoh nëse ndonjëri prej tyre ishte duke pirë cigarel. Ishte një nga ato ditët kur kuptova se mund të mos arrija fare në shtëpi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.