Selahattin Ozcan (69) vdiq nga një atak në zemër teksa po falte namazin e taravisë në xhaminë në Sinop të Turqisë.
Momenti i sulmit në zemër tu kap nga kamerat e sigurisë, transmeton Reporteri.net.
Selahattin Ozcan, i cili po kryente namazin e Taravisë në xhaminë Fatih në rrethin Turkeli më 16 prill, u sëmur papritur.
Ozcan, ishte duke u falur kur u sëmur dhe u dërgua në Spitalin Shtetëror Turkeli me ambulancë nga ekipet shëndetësore.
69 vjeçari i cili kishte pësuar sulm në zemër, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjen e mjekëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.