×
  • Extra
  • Extra

    Mos i hidhni më, këta dy përbërës janë “shpëtim” për çorapet e bardha

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 22:16

    Nëse jeni lodhur duke hedhur çorapet e bardha, ky artikull është fiks për ju! Mund t’ju ndodhë shpesh që çorapet edhe pas larjes, marrin një ngjyrë gri dhe sado që mundoheni nuk zbardhen. As zbardhuesi nuk bën punë te çorapet kur ato kanë njolla djerse, madje u jep shpesh një ngjyrë të verdhë.

    Kështu që, pa përdorur kimikate, ka një mënyrë krejt të thjeshtë për të arritur një rezultat fantastik!

    Ekspertja e pastrimit Sophie Webb sugjeron që me kripë dhe sodë buke mund të shpëtoni njëherë e mirë nga ky problem. Hapat janë këto:

    Një filxhan me sodë buke dhe dy lugë kripë shtojini në një enë me ujë të ngrohtë. Më pas vini çorapet dhe lërini përgjatë natës. Në mëngjes thjesht i shpëlani dhe i lini të thahen në diell.

    Çuditërisht kripa dhe soda e bukës janë efektive, ato depërtojnë thellë në material pa e dëmtuar pëlhurën. Kripa ka veti antibakteriale dhe zbërthen çdo papastërti, ndërsa soda e bukës shpërndan njollat e krijuara prej yndyrës apo djersës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!