Motrat binjake 25-vjeçare Venessa dhe Kerissa, të cilat punojnë si trajnere personale ishin gjithmonë të afërta me njëra tjetrën. Një mik i tyre i përbashkët i prezantoi me dy binjakë beqarë dhe të dy palët patën një tërheqje të menjëhershme.
“Unë dhe motra ime u rritëm si mikesha të mira dhe ishin gjithmonë pranë njëra tjetrës. Askush nuk na njeh si e njohim ne veten. Kemi një lidhje të veçantë me njëra tjetrën. Por nuk e kishin imagjinuar kurrë se do të dashuroheshim me dy binjakë”, shprehet Vanessa.
Ato u takuan me dy vëllezërit 29-vjeçarë Jacob dhe Lucas Sealby në qershor të vitit të kaluar në qytetin e tyre të lindjes në Medford, Oregon, SHBA. Pas tre muajsh lidhje të katërt vendosën të hidhnin një hap në lidhjet e tyre dhe vendosën të jetonin bashkë.
Të katërt kalojnë shumë kohë bashkë dhe shfaqen jo pak herë në publik duke tërhequr vëmendjen e njerëzve që magjepsen nga historia e tyre e veçantë. “Na kanë thënë se është sikur të shohim dy herë të njëjtin çift”, shpjegoi Vanessa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.