Artisti shqiptar Alkent Pozheku ka realizuar një tjetër mozaik, kësaj rradhe të mbretëreshës Elisabeth. Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra.
Artisti me origjinë nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.
“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë” – tha ai.
Ai u shpreh se vepra u bë në një ambjent të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër.
Edhe mediat e huaja i bënë jehonë madje veprës së artistit shqiptar duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjoze britanike.
Pozheku deklaroi se indicien për mozaikun e Mbretëreshës Elisabeth e mori nga një media e huaj, e cila e kontaktoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.