Polici më i vjetër në Britani të Madhe ka marrë lëvdata të shumta pas një ndjekje spektakolare të një 29 vjeçari.
Oficeri policor Keith Smith, 74 vjeç, ndoqi të dyshuarin 29-vjeçar Paul Tait nëpër disa kopshte në Benfleet, Essex, transmeton Reporteri.net.
Smith po voziste një makinë të policisë kur u përpoq të ndalonte një shofer afër qytetit. Por shoferi rezistoi dhe Smith u detyrua ta ndiqte. Pas ndjekjes me makinë, 29 vjeçari u hodh jashtë duke u përpjekur të ikte duke kaluar përmes disa kopshteve që ndodheshin aty afër.
Zyrtari policor u nis në ndjekje pavarësisht moshës së tij të shtyrë në krahasim me personin që po e ndiqte.
Ai arriti që ta kapte personin në fjalë duke e dorëzuar atë në polici, për çka mori lëvdata të shumta në mediat sociale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.