Gjermania ka nevojë për shoferë të rinj të kamionëve.
Mungesa e shoferëve në sektorin e logjistikës në Republikën (landin) gjermane të Saarlandit pritet të zbutet përmes një projekti pilot. Sipas Shoqatës republikane për transport, njerëzit nga Kosova do të trajnohen për vozitës profesionistë në Saarland.
Kjo shoqatë thotë se aktualisht ka një mungesë midis 60,000 dhe 80,000 shoferëve të kamionëve në gjithë Gjermaninë, shkruan sr.de. Nga ana tjetër, brenda një viti dalin vetëm maksimalisht 17,000 profesionistë të rinj. Pra, numër shumë i vogël për të korrigjuar mungesën.
Nisur nga kjo gjendje, mendohet se, ashtu si në sektorin e infermierisë, vetëm njerëz nga vende të tjera mund ta zbusin këtë gjendje. Ata mund të rekrutohen me programe speciale të sponsorizuara nga shteti.
Kështu, në Saarland, katër transportues mallrash, një institucion arsimor dhe Shoqata republikane për sektorin e transportit janë bashkuar për të sjellë në vend njerëz përkatës nga Kosova.
Një zëdhënëse e shoqatës ka thënë për sr.de se aplikantët në Kosovë aktualisht po mësojnë gjermanisht para se të shkojnë në Saarland, vitin e ardhshëm. Gjatë trajnimit të tyre si shoferë profesionistë, ata do të kenë kontrata fikse pune me transportuesit që kanë lidhur marrëveshjen për bashkëpunim, përcjell albinfo.ch. Pas kësaj, ata duhet të punësohen atje (në Saarland), siç është rënë dakord me kontratë.
Në Saarland, shumë transportues mallrash dhe kompani logjistike kanë probleme në gjetjen e punonjësve në vend. Shumë syresh largohen nga ky sektor, sepse kushtet e punës janë të këqija, transmeton albinfo.ch. Ngarkesa e punës është e lartë dhe pagat janë shumë të ulëta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.