Ny Anstalt është një burg që nuk ka lidhje aspak me burgjet e tjerë kudo nëpër botë. Kjo godinë në Groenlandë ndodhet në anë të malit Sermitisiaq dhe nuk ngjan fare me një vend ku vuajnë dënimin kriminelë të rrezikshëm.
Objektivi i këtij burgu është që të jetë një “vend më njerëzor”. Të paktën kështu thonë drejtoresha e projektit, Jette Birkeskov Mogenson, dhe arkitekti Thomas Tuus Christensen.
Në fakt, Ny Anstalt i ngjan më shumë një resorti skish sesa një burgu. 76 qelitë e tij janë nga 12 metra katrorë dhe nuk kanë hekura në dritare.
40 prej qelive janë të rezervuara vetëm për kriminelët shumë të rrezikshëm, ndërsa 36 të tjerat janë për të burgosurit që gjatë ditës dalin për të punuar në qytetin Nuuk dhe natën kthehen të flenë në qeli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.