×
  • Extra
  • Extra

    Ndeshja e “Super Bowl 2024” më e shikuara që prej shkeljes në Hënë më 1969

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 14:42

    Ndeshja e sivjetme në futbollin amerikan është shikuar me një mesatare prej 123.4 milionë njerëzve në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë transmetimi më i shikuar që prej uljes së astronautëve amerikanë në sipërfaqen e Hënës gjatë vitit 1969, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Vlerësimet preliminare të shikueshmërisë në televizionet amerikane e kanë vendosur ndeshjen e së dielës menjëherë pas uljes historike të Apollo 11 në sipërfaqen e Hënës. Momenti i hapit të parë të njeriut vlerësohet se është shikuar nga 125 deri në 150 milionë njerëz.

    Kansas City Chiefs mposhti San Francisco 49ers me rezultat 25-22 në kohën shtesë.

    Nivelin e shikueshmërisë ka mundur ta ngritë prezenca e këngëtares Taylor Swift në stadium për të shikuar të dashurin e saj, Travis Kelce, lojtar i Chiefs.

    Kishte dyshime nëse prezenca e saj do të ketë ndikim në shikueshmëri, por kompania e kërkimeve Numerator ka realizuar një sondazh në të cilin thuhej se 20 për qind e shikuesve të Super Bowl e kanë përkrahur ekipin e Chiefs për shkak të lidhjes së këngëtares me Kelcen.

    Edhe kamerave u ka pëlqyer faktori Swift, sepse vazhdimisht gjatë ndeshjes kanë shfaqur këngëtaren, e cila ishte përkrah aktores Blake Lively.

    Vlerësohet se 112 milionë nga 123.4 milionë shikuesit, ndeshjen e kanë shikuar në CBS, pjesa tjetër nëpër televizionet tjera sportive.

    Sipas vlerësimeve, 202.4 milionë njerëz e shikuan të paktën një pjesë të ndeshjes.

    Ndeshja “Super Bowl” e vitit të kaluar mes Chiefs dhe Philadelphia Eagles është shikuar nga 115.1 milionë njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!