Një ngjarje jo fort e zakontë po ndodhë tash e disa kohë në fushën e tenisit në Tauk Bashqe të Prishtinës.
Një person i panjohur po merr mekanizmat e rrjetës së tenisit në mënyrë që mos t’ia zë askush fushën, shkruan Reporteri.net.
Rastin e ka bërë të ditur një qytetar i Prishtinës në grupin “Network Prishtina” në rrjetin social Facebook.
“Ata që e kanë bo sigurt e shohin këtë postim. Turp sepse nuk bëhet e jotja edhe nëse luan çdo ditë qe 5 vite.”, ka shkruar Ngadhnjim Selmonaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Tokbashqe
Dikush po i merr mekanizmat e rrjetes se tenisit, qe mos me ja nxon askush fushen.
Ata qe e kan bo sigurt e shohin ket postim. Turp sepse kjo nuk behet e jotja edhe nese luan qdo ditë qe 5 vite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.