×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Ndryshon horoskopi, do të shtohet edhe shenja e Gjarprit për të lindurit e kësaj periudhe

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 22:35

    Shenjat e Horoskopit, me sa duket, nuk janë siç i kemi ditur deri tani. Edhe pse datat e muajve janë vendosur rreth 2.000 vite më parë, yjet kanë ndryshuar dhe kjo do të thotë se ka shumë mundësi që shenja juaj të jetë tjetër nga ajo që mendoni.

    “Toka është e ndikuar nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe e Diellit, që krijojnë një efekt lëkundës mbi planetin tonë. Në këtë mënyrë Toka vërtitet rreth vetes. Si pasojë e kësaj lëvizjeje disa nga yllësitë janë zhvendosur”, thotë Dr. Radmila Topalovic.

    Po ashtu ekziston edhe një yllësi e 13-të, që është lënë mënjanë për të patur një ndarje me 12 shenja të Horoskopit. Ajo është Ophiuchus, ose Gjarpri dhe nëse keni lindur mes datave 30 nëntor dhe 18 dhjetor, mund t’i përkisni kësaj shenje, cilëson prestigjiozja “The Independent”

    Datat që dimë janë:

    Dashi: 21 Mars – 19 Prill

    Demi: 20 Prill – 20 Maj

    Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor

    Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik

    Luani: 23 Korrik – 22 Gusht

    Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator

    Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor

    Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Shigetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt

    Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars

    Por sipas ekspertëve datat e sakta janë këto:

    Bricjapi: 21 Janar – 16 Shkurt

    Ujori: 17 Shkurt- 12 Mars

    Peshqit: 13 Mars – 18 Prill

    Dashi: 19 Prill – 14 Maj

    Demi: 15 Maj – 21 Qershor

    Binjakët: 22 Qershor – 20 Korrik

    Gaforrja: 21 Korrik – 10 Gusht

    Luani: 11 Gusht – 16 Shtator

    Virgjëresha: 17 Shtator – 31 Tetor

    Peshorja: 1 Nëntor – 23 Nëntor

    Akrepi: 24 Nëntor – 29 Dhjetor

    Shigjetari: 30 Dhjetor- 20 Janar

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!