Se shqiptarët kanë mbushur cepat nëpër botë, kjo shihet edhe tek bebet e para të 2023-it që lindën jashtë Shqipërisë.
Këtë e fakton edhe Asia e cila është bebja e parë shqiptare e lindur në natën e ndërrimit të viteve në qytetin Mannheim.
Ndonëse në Itali, në sallën e lindjes në San Giuseppe di Empoli në orën 2.10 të datës 1 janar, lindi Sole me prindër nga Shqipëria dhe banorë të Larcianos, në Gjermani konkretisht në Mannheim lindi Asia nga prindërit Ishe dhe Fatos Balliu.
Sipas mediave gjermane, bebja erdhi në jetë dy javë më herët nga sa ishte parashikuar për të ardhur në jetë, teksa peshon 3470 gramë dhe është 51 centimetër.
Sole dhe Asia, tregojnë se ndonëse në Shqipëri numri i lindjeve ka rënë, në vendet e mëdha të Bashkimit Evropian, fëmijët e parë që kanë lindur për vitin 2023 janë shqiptarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.