×
  • Extra
  • Extra

    Në këtë shtet, kush nuk mban maskë duhet të paguajë dënimin apo të shtrihet 1 minut në arkivol

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 9:08

    Indonezia ka regjistruar 3.622 raste të reja me koronavirus, një rekord i ri i rasteve ditore dhe 134 viktima të enjten, sipas të dhënave nga task forca e COVID-19.


    Numri i viktimave ishte më i larti në 24 orë që nga 22 korriku. Vendi aziatik ka konfirmuar mbi 100 viktima në radhët e mjekëve.

    Qeveria ka vendosur të zbatojë masa të veçanta për të paralajmëruar popullin në lidhje me rrezikun e infektimit, duke i shtyrë ata të respektojnë rregullat dhe masat higjienike.

    Oficerët e policisë kanë vendosur të zbatojnë masat për këdo që nuk respekton masat. Ai i cili nuk zbaton masat do të jetë i detyruar të futet në arkivol për të kuptuar rëndësinë e masave dhe jetës së njeriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!