Gruaja amerikane Janet Fain realizoi ëndrrën e saj dhe në moshën 84 vjeçare u diplomua nga Universiteti i Teksasit në Dallas, në të cilin u regjistrua pasi doli në pension në vitin 2012.
Ajo planifikoi ta bënte këtë gjashtë dekada më parë, por u martua dhe rriti pesë fëmijë dhe më pas punoi si sekretare deri në moshën 77 vjeçare.
“Kur dola në pension nuk kisha asgjë për të bërë dhe kjo nuk më pëlqente”, tha Fine, e cila përfundoi sociologjinë, raporton AP, transmeton Reporteri.net
Profesoresha e sociologjisë në Universitetin e Teksasit, Kerol Lenam, tha se prania e Janet Fein i bëri ligjëratat shumë më interesante. Ishte shumë interesante për mua dhe për studentët e tjerë, sepse ajo jetonte dhe kujtohej disa herë për bisedat që ne i bënim në klasë, dhe ajo gjithmonë kishte komente”, tha Lenam.
Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave, nga rreth 20 milionë studentë në Shtetet e Bashkuara, rreth 67,000 studentë janë mbi 65 vjeç.
Pas 18 vjet martese, Fane nuk punoi pasi duhej rritur pesë fëmijë dhe pastaj ndërroi disa vende pune në 20 vitet e fundit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.