×
  • Extra
  • Extra

    Në prag të Shën Valentinit, çifteve u kërkohet të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve

    Reporteri
    13 Shkurt 2022 | 17:57

    Autoritetet tajlandeze kanë rekomanduar që të dashuruarit të mbajnë maska për t’u përmbajtur nga “puthjet e thella” dhe të shmangin pozicionet ballë për ballë gjatë marrëdhënieve intime për shkak të rrezikut të Covid-19.

    14 shkurti është i popullarizuar në Tajlandë, pasi shumë çifte dëshirojnë të martohen atë ditë. Por ndërsa rastet e koronavirusit rriten në mbretëri, autoritetet janë shqetësuar për disa festime të Ditës së Shën Valentinit.

    “Covid nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kapja e Covid-it është e mundur përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës”, tha për AFP drejtori i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Bunyarit Sukrat, duke shtuar se “mbajtja e maskave për fytyrën gjatë kryerjes së marrëdhënieve” mund të zvogëlojë rrezikun.

    Rekomandimet e tij ndjekin këshilla të ngjashme nga Departamenti i Shëndetësisë i vendit. Kreu i saj, Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen, shprehu gjithashtu mbështetjen për përdorimin e një aplikacioni celular që vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj Covid në restorante dhe për kryerjen e një testi të shpejtë të antigjenit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!