Nëna e tre fëmijëve e cila jeton në Gjermani dhe punon si organizatore e evenimenteve të ndryshme, është zbuluar se gjatë gjithë kohës kishte pasur lidhje me ISIS-in dhe kishte rekrutuar dhjetëra gra nga Britania e Madhe.
Deri te ky zbulim erdhi pasi ajo humbi telefonin ku u gjetën fotot familjare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Jeta misterioze e Omaime Abdi u zbulua kur u gjet telefoni të cilin e shfrytëzonte derisa ishte në kalifat. Ky telefon u gjet nga një gazetar arab, shkruan The Sun.
Në atë telefon u gjetën fotografitë nga koha kur Abdi jetonte në Siri, ku ishte e martuar me një nga luftëtarët e ISIS-it.
https://www.youtube.com/watch?v=WOPZU9U9fLQ
Kjo 34 vjeçare, e cila gjithashtu punonte edhe si përkthyese në Hamburg, Gjermani, më vonë hoqi mbulesën dhe jetoi një jetë krejt ndryshe. Por e kaluara iu zbulua falë fotove nga telefoni i saj i vjetër.
Abdi që me prejardhje është nga Tunizia u zbulua si figurë kyçe në propagandën online. Në telefon u gjet gjithashtu një numër i nuses së ISIS-it, 18- vjeçares të cilën e rekrutoi nga Londra.
Abdi tani po përballet me akuza për vepra penale në Gjermani për pjesëmarrjen e saj në organizatën terroriste gjersa edhe lidhjet e saj me Britaninë po hetohen. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.