KEDS së fundmi ka publikuar listën e pajisjeve që i kemi në shtëpi e të cilat shpenzojnë energji elektrike.
Mirëpo, me një përdorim të duhur të këtyre pajisjeve elektrike, mund të bëjmë që fatura të vijë më pak e fryrë.
4.78 % e totalit të faturës së energjisë elektrike në shumicën e shtëpive të zakonshme – shkon për frigoriferin.
Siç shpjegohet kjo përqindje natyrisht mund të jetë shumë më e lartë në biznese gastronomike, si kafene apo restorante.
Në një grafikë të publikuar thuhet se, frigoriferin duhet ta mbajmë larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi; mos lejoni të formohet trashësi e akullt në frigorifer dhe ngrirës; derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur.
Njoftimi i plotë:
4.78 % e totalit të faturës së energjisë elektrike në shumicën e shtëpive të zakonshme – shkon për frigoriferin.
Kjo përqindje natyrisht mund të jetë shumë më e lartë në biznese gastronomike, si kafene apo restorante.
Ja disa këshilla se si ta përdorim frigoriferin me më shumë efikasitet në shtëpitë tona:
? Mbajeni frigoriferin larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi;
?Përpara se të fusni ushqimin në frigorifer, lëreni të ftohet;
?Mos lejoni të formohet trashësi e akullt në frigorifer dhe ngrirës;
?Derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur;
?Nëse e keni keni në mendje ndërrimin e frigoriferit, zgjidhni llojet ’ENERGY STAR’, sepse janë më ekonomik për nga përdorimi i energjisë elektrike.
*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.