×
  • Extra
  • Extra

    Nëse e shkruani këtë numër në Google, ju shfaqen imazhe të njerëzve duke futur kokën e tyre në frigorifer

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 13:03

    Nëse në vitin 2009 keni përdorur Tumblr, sigurisht se nuk ju ka shpëtuar trendi i quajtur 24153903.

    Në fakt kur në Google shkruani këtë numër dhe shikoni fotografitë, do t’ju shfaqen plot imazhe të njerëzve duke futur kokën e tyre në frigorifer.

    Gjithçka filloi me David Horowitz, artistin amerikan i cili në profilin e tij në Tumblr publikonte statuse të pazakonta, dhe u bënte thirrje miqve që edhe ata ta bëjnë të njëjtën gjë.

    Ndjekësit i luste që të sillen çuditshëm dhe të shikojnë se çfarë do të ndodhë. Horowitz i propozonte miqve që të fotografohen me kokën e futur në frigorifer dhe imazhin ta quajnë 24153903.

    Kjo ide i erdhi në kokë kur një miku të sëmurë i propozoi që ta fusë kokën në frigorifer. Sa i përket numrit, ka qenë një kombinim i numrit serik të frigoriferëve dhe pakos me ushqim të ngrirë që gjendej brenda frigoriferit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!