×
  • Extra
  • Extra

    Nëse keni kaluar një ftohje të zakonshme, mund të jeni imunë ndaj Covid-19

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 8:28

    Një ndër pyetjet më të shpeshta dhe më të diskutuara mbi Covid-19 lidhet me imunitetin ndaj sëmundjes, megjithatë për momentin nuk ka ende një hulumtim gjerësisht të pranuar. Por nga ana tjetër, një studim i fundit thotë se një pjesë e mirë e njerëzve mund të jenë imunë ndaj sëmundjes dhe e gjitha falë një ftohjeje të zakonshme.


    Duke marrë parasysh mënyrën si kanë vepruar coronavirusët e tjerë, të dhënat e deritanishme thonë se imuniteti ndaj Covid-19 nuk mund të jetë më i gjatë se 12 muaj. Antitrupat ndodh që të zhduken pas tre muajsh, por jo imuniteti. Qelizat T (lloj i limfociteve që koordinojnë sistemin imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato) kanë aftësi memorizuese. Studimet e fundit thonë se njerëzit mund të jenë imunë ndaj coronavirusit pikërisht prej qelizave T të krijuara për të ftohtin.

    Studiuesit nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS nga Universiteti Kombëtar i Singaporit publikuan (via BGR) një studim në Nature dhe thonë se qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me coronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imune kundër Covid-19.

    Ekipi testoi njerëz të shëruar nga Covid-19 për qelizat T dhe zbuloi se pacientët e shëruar nga virusi SARS 17 vite më parë, kishin ende qelizat T specifike për SARS, të cilat mund të sigurojnë imunitet kundër coronavirusit të rij, SARS-CoV-2.

    Studimi i Duka-NUS është hulumtimi i tretë që pretendon se coronaviruset përgjegjës për ftohjen e zakonshme mund të shkaktojnë një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2. Në mes të majit, dy studime të ngjashme nga Instituti La Jolla për Imunologjinë dhe Spitali Universitar Gjerman Charité, theksuan rëndësinë e qelizave T në imunitetin ndaj Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!