Qeveria e Kosovës sonte miratoi masat e reja antiCovid. Në mesin e masave është edhe ndalimi i organizimeve të caktuara.
Në pikën e 34-të të masave të miratuara shkruan: Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Me masat e reja ndryshoi edhe orari i gastronomisë. Puna e gastronomisë do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 21:00, ndërsa muzika do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër dhe do të vlejnë deri më 4 shkurt 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.