×
  • Extra
  • Extra

    Nëse shihni një shishe plastike te rrotat e veturës, jeni në rrezik

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 18:43

    Një nga metodat më të reja të vjedhjes së veturave është vërtet inovative.

    Nëse shihni një shishe plastike të mbërthyer midis rrotave dhe parafangos, dijeni që jeni në rrezik.

    Hajdutët e dinë se shumica e shoferëve, të cilët zbulojnë tinguj dhe dridhje të çuditshme nga vetura pasi të ndezin atë, do të reagojnë në shpejtësi. Kjo do të thotë ndalim urgjent dhe inspektim vizual i veturës. Në nxitim, shoferët pothuajse kurrë nuk e fikin veturën.

    Dhe kështu krijohet mundësia për hajdutët me përvojë.

    Kjo metodë e vjedhjes është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në SHBA, ndërsa tani është përhapur edhe në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!