Disa ushtarë të Kosovës që Dita e Pavarësisë i zuri jashtë atdheut të tyre nuk harruan që ta urojnë 13 vjetorin e saj.
Ata gjatë ushtrimeve të tyre në bazën ushtarake të Brecon në Mbretërinë e Bashkuar ndan pak kohë për ta realizuar një video urimi dhe publikuar më pas, njofton Klan Kosova.
Në krye të tyre ishte toger Bajram Geci që tha se bashkë me kolegët e tij po e festojnë ditëlindjen e Kosovës.
“Urime ditëlindja Kosovë”, thanë njëzëri ushtarët e tjerë.
“Happy 13th Birthday #Kosovo!” 2Lt BG on the UK’s Platoon Commanders Battle Course shares the good news, mid exercise from Brecon. ?? ?? ??????? @Army_AIB @UKinKosovo @schinf @ArmyInWales pic.twitter.com/Q3pn0k05qG
— Infantry Battle School (@IBSBrecon) February 18, 2021
Këta ushtarë po trajtohen në “Infantry Battle School”, i cili është një institucion trajnimi i ushtrisë britanike në Dering Lines në Brecon, Uells.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.