Dy binjakë identikë janë martuar me dy binjake identike dhe jetojnë nën të njëjtin kulm.
Ellwanda Julianop Hidayat, 20, fillimisht kishte filluar lidhjen me Rani Nurhaeni,19, derisa ishin në shkollë në qytezën Sumedang të Indonezisë, transmeton Telegrafi.
Më pas ata luajtën rolin e “shkaktarit” të lidhjes mes vëllait të Ellwandas, Junianfi, 20-vjeç dhe motrës së Rani, Nirhaeni, 19-vjeçe.
Ellwindi ka thënë se kur kishte filluar lidhjen me partneren e tij, ajo ndërroi emrin e saj me motrën – kështu që kishte menduar se emri i të dashurës së tij është Rina.
Të dy çiftet janë martuar në një ceremoni të përbashkët martesore gjatë 27 shkurtit, dhe të gjithë e dinë se ata ndajnë të njëjtën shtëpi.
Por jeta nën një kulm po u shkakton shpesh probleme – pasi nuk po e dinë se kush është kush. Ellwindi ka pranuar për mediat lokale se nganjëherë ngatërrohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.