Një i ri me emrin Born nga Kroacia po përballet me probleme jo aq të përditshme. Ai hyrë në telashe për shkak të pamjes së tij.
Media kroate Hronika ka treguar historinë e tij dhe ka shkruar se i riu, Borni është në kërkim të dashurisë, por diçka nga pamja e jashtme, ngjashmëria që ka me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, e pengon një gjë të tillë.
Në rrjetin social Tinder nuk ka shumë kërkesa, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që të dashurën e tij potenciale të mos e shqetësojë fakti që i ngjan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nëse doni një person të pjekur me ju, dhe nuk ju shqetëson që unë dukem si Vuçiq, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas”, ka shkruar ai bashkë me foton në këtë rrjet social.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.