Disa gra ukrainase kanë ndërmarrë një nismë të veçantë për të mbledhur fonde për vendin e tyre.
Ato kanë nisur të shesin foto të tyre nudo në rrjetin për të rritur “OnlyFans”, ndërsa deri më tani thuhet se kanë grumbulluar deri në 620.000 paund.
Gjithçka nisi pasi modelja Nastassia Nasko postoi në Twitter një thirrje për të mbledhur para për të ndihmuar ushtrinë ukrainase, ndërsa shtoi me shaka se kush do të bënte donacion do të merrte si dhuratë një foto të saj të zhveshur. Vetëm pas 23 minutash ajo kishte dhjetëra mesazhe që kërkonin të dhuronin fonde.
Nismës iu bashkuan dhe 37 vajza të tjera, të cilët kanë nisur të postojnë fotot e tyre të ‘nxehta’ në rrjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.