Një djalë rus 6-vjeçar ka bërë atë që edhe një ekspert palestre mund ta ëndërrojë.
Ibrahim Lyanov nga rajoni Novy Redant theu rekordin botëror duke bërë 3.270 pompa për dy orë.
Ai fitoi një apartament për familjen e tij si edhe hyri në Librin e Rekordeve Ruse.
Megjithatë Lyanov nuk u ndal me 3.270 pompa që ishte rekordi i vendosur në Rusi. Por djali vazhdoi duke arritur në total prej 4.445 pompa.
Apartamenti iu dha djalit nga një klub lokal sportiv i quajtur “Chingiz”. Ai u trajnua atje çdo ditë së bashku me babanë e tij, që e ndihmoi të fitonte garën dhe ende shkon dy herë në javë.
Lyanov nuk është i pari që e fiton këtë çmim falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm.
Vitin e kaluar, një djalë pesëvjeçar fitoi një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai arriti të bëjë 4.105 pompa, gjithashtu pa u ndalur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.