David Julius dhe Ardem Patapoutian janë dy fituesit e çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2021, për zbulimin e receptorëve të temperaturës dhe prekjes. Dy shkencëtarët që punojnë në Shtetet e Bashkuara e morën çmimin për shkak se arritën të përshkruanin mënyrën mekanike sesi njerëzit perceptonin të nxehtin, të ftohtin dhe presionin përmes impulseve nervore.
“Julius përdori pjesën e brendshme të specave djegës, ku qëndrojnë farat, të cilat edhe të japin ndjesinë e djegies, për të identifikuar një sensor në nervat e lëkurës, që kundërpërgjigjen ndaj nxehtësisë. Ndërsa Patapoutian përdori qeliza që ndjejnë presionin për të zbuluar një grup të ri sensorësh që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme”, tha Asambleja e Çmimit Nobel në një deklaratë.
“Aftësia jonë për të ndjerë nxehtësinë, të ftohtin dhe prekjet, është thelbësore për mbijetesën tonë dhe mbështet ndërveprimin me botën përreth nesh”.
Julius punon si profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, ndërsa Patapoutian është profesor i Institutit Mjekësor “Howard Hughes”, gjithashtu në Kaliforni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.