Iluzioni optik nuk pushon së intriguari përdoruesit e rrjeteve sociale
Fotoja e titulluar “Të njëjta, por ndryshe”, e cila fitoi një çmim special në Instagram, është vepër e artistes zvicerane Ticiane Vergara, dhe tregon një seri prej mbi dhjetëra nxënësesh të ulura në një stol… Ose së paku kështu duket.
Kur të shikoni pak më nga afër, do të kuptoni se ato në fakt nuk janë në atë numër, sepse ekziston një pasqyrë…
Nxënëset, të cilat më vonë rezultuan se ishin gjimnaste dhe që pozuan në këtë foto për nevoja të një fushate reklamuese, janë shumë më pak nga sa duket në pamje të parë, transmeton Telegrafi.
Hidhini një sy dhe na tregoni çfarë shihni? Sa nxënëse janë në foto?
Ndonëse disa pretendojnë se në fakt janë 13 nxënëse (siç shihet në foto), shumica prej tyre mendojnë se këto janë dy vajza të vogla të ulura përballë pasqyrës…
Ka pasur edhe nga ata që kanë menduar se fjala është për dy çifte palë binjakesh, pra katër persona të ulur pikërisht pranë pasqyrës… Dhe si mendoni? Sa vajza janë në foto?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.