×
  • Extra
  • Extra

    Një kafene në Salsburg shërbejnë vetëm personat e pa vaksinuar

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 20:55

    Në një kafene në Strobl në liqenin Wolfgangze në Salsburg, pronarët u shërbejnë vetëm personave që nuk kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.


    Pronari i një kafeneje të vogël që punon si pjesë e dyqanit të saj bio, nuk donte të komentonte vendimin e saj të pazakontë, kështu që jo vetëm përfaqësuesve të mediave, por edhe kryetarit të bashkisë, komunave dhe organizatave turistike në këtë vend iu mohua një përgjigje.

    Edhe pse i pakënaqur me këtë vendim, kryebashkiaku i Strobl, Joseph Weikinger, thotë se kjo procedurë nuk është e paligjshme dhe tregon se me këtë vendim, pronari do të ndikojë vetëm që mysafirët të mos vijnë në këtë kafene, sepse nuk korrespondojnë me udhëzimet e këtij qyteti dhe shteti.

    Sylvia Traunwiser, profesoreshë e filozofisë së ligjit në Universitetin e Salsburgut, thotë se ky rast është vetëm një konfirmim tjetër i distancës së shumë njerëzve nga sistemi klasik socio-politik dhe shëndetësor.

    “Unë besoj se pandemia ka ndarë shoqërinë, por jo vetëm shoqërinë. Ajo gjithashtu hyn në shumë pore të tjera të jetës shoqërore, kështu që për shembull mund të shkaktojë konflikte midis punonjësve në kompani ose brenda familjes, por gjithashtu të çojë në prishjen e miqësive”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!