Një nënë ka lënë përdoruesit e internetit të habitur pasi u përpoq të rikrijonte një tortë në modë me njëbrirësh për ditëlindjen e vajzës së saj.
Atë ajo e krijoi duke përdorur një ëmbëlsirë të dëmtuar të parapërgatitur në supermarket.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lauren planifikoi të blinte tortën që shihej e përhapur në Pinterest dhe Instagram, por kuptoi se ishte më e vështirë për ta gjetur në dyqane sesa mendohej fillimisht.
Megjithatë, ajo dhe burri i saj nxituan në disa supermarkete dhe gjetën vetëm një tortë të fundit që ishte dëmtuar pas një rrëzimi.
Lauren, që besohet të jetë nga Britania e Madhe, pranoi se ishte ‘naive’ për popullaritetin e ëmbëlsirës me njëbrirësh dhe e bleu tortën një natë para festës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.