Jo vetëm që është një nga mumiet më të ruajtura në botë, por ata që e kanë parë betohen me jetë se ajo hapë sytë.
Në arkivolin e xhamit, në thellësitë e katakombeve siciliane, gjendet vajza Rosalia Lombardo. Ajo vdiq nga pneumonia në moshën dy vjeçare, në vitin 1920. Babai i saj ishte aq i dëshpëruar dhe i mbytur në pikëllim saqë kërkoi që vajza e tij të mumifikohej, transmeton Reporteri.net.
Alfredo Salafia, një vendas që mirrej me këtë punë, e balsamoi aq mirë vajzën saqë organet e saj të brendshme janë të ruajtura deri në ditët e sotme.
Ata që e kanë parë thonë se duket sikur në çdo moment do të zgjohet. Lëkura e saj është e bardhë dhe e butë, flokët e saj të artë janë të lidhura dhe qepallat gjysmë të hapura zbulojnë sytë blu. Ajo është një nga 8,000 mumiet nën katakombet nën Manastirin e Kishës në Palermo, Sicili. Qindra vizitorë pohojnë se e kanë duke hapur sytë ngadalë. Disa prej tyre kanë bërë video për orë të tëra duke provuar të kapin atë moment.
Në vitin 2009, biologu dhe antropologu Dario Piombino-Mascali sqaroi mitin për “hapjen e syve” të Rosalie Lombardo. “Është një iluzion optik që është rezultat i dritës që vjen nga dritaret anësore dhe ndryshimet gjatë rrjedhës së ditës”, tha shkencëtari.
“Sytë e saj kurrë nuk u mbyllën plotësisht, dhe ndërkohë që drita që bie mbi të ndryshon, duket se i hap sytë.”, u shpreh ai. /Reporteri.net