Një 62-vjeçar nga Gjermania, pavarësisht sa pati kundër këshilla mjekësore, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-it, raportojnë mjekët gjermanë, shkran BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases” .
Fijet janë blerë dhe dhënë privatisht brenda 29 muajve.
Burri duket se nuk ka pësuar asnjë efekt të keq, thonë studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut.
“Ne mësuam për rastin e tij nëpërmjet artikujve të gazetave”, tha Dr Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit.
Më pas, tha ai, “e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë”.
Burri dha mostra të freskëta gjaku dhe pështyme.
Studiuesit testuan gjithashtu disa mostra gjaku të ngrira të tij që ishin ruajtur në vitet e fundit.
Vaksinat kundër Covid mund të kenë efekte anësore. Një më e zakonshme është dhimbja e krahut nga injeksioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.