×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Një pasagjer kërcen nga aeroplani në Los Angeles dhe tenton të arratiset derisa fluturakja po bëhej gati të ngritet në ajër

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 15:32

    Në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, një pasagjer është hospitalizuar pasi kërceu nga aeroplani që lëvizte nga terminali në drejtim të pistës.


    Ky burrë fillimisht kishte tentuar të futet në kabinën e pilotit, dhe më pas arriti të hap derën dhe të kërcej mbi rampën e daljes në rast rreziku, transmeton Telegrafi.

    Ky burrë është arrestuar, kurse lëndimet që i ka pësuar nuk janë të rrezikshme. Në anën tjetër, FBI është duke hetuar incidentin.

    Ky është incidenti i dytë që po ndodhë në LAX gjatë dy ditëve të fundit, pasi që premten një burrë me veturën e tij u përplas në rrethojën e aeroportit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!