×
  • Extra
  • Extra

    Një qytetar tenton t’ia dhurojë Kurtit dy vezë, një zyrtar i VV-së ia fluturon nga dora

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 23:47

    Një sjellje e pazakontë është parë nga një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.


    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, shihet t’i afrohet një qytetar, i cili ia dhuron dy vezë nën pretekstin se ky i fundit e kishte hedhur me vezë kreun e LDK’së, Isa Mustafën, shkruan Express.

    Në momentin që qytetari ia afron dorën Kurtit, njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes ia heq dy vezët nga dora dhe ia largon atë.

     

    Videoja është realizuar nga qytetarët, ndonëse nuk dihet qyteti ku ka ndodhur kjo ngjarje.

    Kurti përgjatë ditës së sotme e vizitoi Gjakovën për të zhvilluar fushatë zgjedhore atje, teksa bëri një ecje parakaluese me qytetarët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!