Ditë më parë, banorët në Deçan kanë spikatur një re të madhe me një formë të pazakontë.
Imazhet tregojnë një re rrumbullake me një hijëzim ngjyrë portokalli.
Retë me forma të pazakonta nxisin gjithmonë një lloj kureshtje te njerëzit, të cilët nuk hezitojnë t’i fotografojnë ato.
Sidoqoftë, kjo re gjigante e mistershme që mbretëroi në Kosovë i ngjante një Objekti Fluturues të Paidentifikuar (UFO).
Kjo ka bërë që edhe të mos mungojnë edhe shakatë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e konsideruan si një ‘zbarkim të alienëve’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.