×
  • Extra
  • Extra

    Njerëzit po u kërkojnë kirurgëve plastikë që veshët e tyre të duken si elf

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 1:44

    Njerëzit po paguajnë që veshët e tyre të zgjaten, të jenë më të hollë duke imituar ato që njihen si “veshët e elfëve”.


    South China Morning Post raporton se gjithmonë e më tepër njerëzit në Kinë po kërkojnë nëpër klinika që t’u nënshtrohen kësaj procedure.

    Procedura është e popullarizuar te burrat dhe gratë dhe zakonisht bëhet në dy mënyra: duke marrë kërc nga një pjesë e trupit dhe duke e vendosur prapa veshit ose duke injektuar acid hialuronik.

    Arsyeja pas një procedure të tillë lidhet me faktin që njerëzit duan që fytyra e tyre të duket më e hollë dhe më e re.

    “Unë guxoj të them se pas këtij trendi të ‘veshëve të elfit’, do të jetë një ushtri e kërkuesve të bukurisë që do të kërkojnë të rikthejnë veshët e tyre origjinalë, ashtu si hunda e famshme në internet, që dikur ishte e popullarizuar,” tha Yu Wenlinn, një mjeke në Qendrën Kozmetike Mjekësore Gaoshang në Guangzhou.
    Njerëzit po u kërkojnë kirurgëve plastikë që

    Tregu i kirurgjisë plastike në Kinë po rritet dhe në një raport të vitit 2017, Kina ishte tregu i dytë më i madh i kirurgjisë plastike në botë, pas SHBA-së. Ky popullaritet i operacioneve plastike në Kinë dhe në të gjithë rajonin e Azisë Juglindore mund t’i atribuohet, midis faktorëve të tjerë, presioneve të kulturave perëndimore.

    Presionet profesionale janë gjithashtu një faktor. Për shembull, në disa vende, përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut, njerëzit duhet të përfshijnë foto kur aplikojnë për punë. Për shkak të kësaj, shumë individë thonë se ndiejnë presion që të duken perfektë dhe i drejtohen operacioneve plastike për të arritur atë që e quajnë “fiziku ideal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!