×
  • Extra
  • Extra

    Njerëzit tronditen kur mësojnë se kjo grua është 90 vjeçe

    Reporteri
    06 Mars 2022 | 21:13

    Një gjyshe 90-vjeçare mahniti përdoruesit e TikTok kur zbuloi moshën e saj, derisa shumë persona këmbëngulin se ajo duket më e re.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja kanadeze, emri i së cilës nuk u bë i ditur, u bë virale pasi vajza e saj Dalyce Barnett Radtke, ndau një video në TikTok të nënës së saj derisa ajo thotë se meritat për paraqitjen e saj rinore janë ‘gjenet e mira’ dhe të qenit aktive.

    Përdoruesit e TikTok u mahnitën kur mësuan se nëna e saj nuk investon para në regjimet e shtrenjta të kujdesit të lëkurës dhe gjithçka që ajo përdor është ‘pastrues me ujë dhe sapun’.

     

    Një ndjekës shkroi: ‘E pabesueshme!! Me të vërtetë është 90 vjeçe. Ajo është gruaja më e bukur në moshë të shtyer që kam parë ndonjëherë’.

    Një tjetër shtoi: ‘Ajo është 90 vjeçe??? Nuk ka gjasa që ajo të jetë 90-vjeçare’.

    Derisa një i tretë shtoi: ‘Dukesh më mirë se sa unë që jam në moshën 37-vjeçare’.

    Gruaja 90-vjeçare ka shpjeguar në videon e mëposhtme se pse duket kaq në formë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!