×
  • Extra
  • Extra

    Njihuni me fshatin e Kosovës ku të gjithë kanë motor, madje edhe nuset i marrin me ta

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 9:18

    Është një fshat në Kosovë ku pothuajse të gjithë banorët e tij kanë motor.

    Bëhet fjalë për fshatin Pllavë të Dragashit. Ata madje e kanë emërtuar një rrugë me emrin “Rruga e motoçikletave”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Çdo i ri në momentin që i bëjnë mjetet financiare nuk mund të rrinë pa motor”, thotë një banor.

    Në tjetër tregon se motorin e vozitë prej moshës 7 vjeçare.

    Ai thotë se adhurues të motorëve janë edhe të moshuarit.

    Një djalë i ri tregon se e tërë familja vozisin motor, ndërsa ai ka vozitur kur ka qenë pesë vjeç.

    “Krejt familja ka motora”.

    Ata madje edhe nuset i marrin me motorë.

    “I zoti i dasmës organizon ekstra darë dhe ekstra tavolinë për motoristët”, tregon një banor.

    Edhe gratë e fshatit vozisin motor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!