Amerikanët janë fiksuar pas “Kombucha”, një pije natyrale, me fare pak sheqer, e cila siguron një sërë përfitimesh shëndetësore.
Pija që dikur konsumohej e ngrohtë, tani ka pushtuar supermarketet, dyqanet dhe kafenetë. Shitjet në SHBA të pijes së turbullt dhe me gaz kanë arritur në 412 milionë dollarë në 2018- n duke u rritur me 42 përqind krahasuar me një vit më parë.
Pija e fermentuar, origjina ekzakte e së cilës mbetet e panjohur mësohet të jetë më e shitura edhe nga gjiganti amerikan i tregtisë, Walmart. Në mbarë Shtetet e Bashkuara është mëse e zakonshme të gjesh dyqane që ofrojnë mbi 10 lloje të ndryshme të pijes në fjalë.
“Këto kohë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm për sasinë e sheqerit që duhet konsumuar. Njerëzit konsumojnë më pak pije të gazuara për këtë shkak.”
Për Alex Ingalls- in, themelues i Pilot Kombucha- s në 2015- n, popullariteti i pijes së gazuar me pak alkool, 0.5 përqind ka ardhur si pasojë e një mori faktorësh.
Pija ndihmon sistemin tretës falë procesit të fermentimit që përdoret për prodhimin e pijes; një process i cili përmban probiotikë- mikroorganizma të gjallë që ndihmojnë në rritjen e baktereve intestinale.
Sidoqoftë, shumëkush e sheh suksesin e Kombucha-s si rezultat të avantazhit të saj mbi pijet e gazuara apo lëngjet e frutave që kanë nivele të larta sheqeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.