Nokia ka njoftuar rikthimin e Nokia 3610 me jetëgjatësi baterie 21-ditore, diçka e padëgjuar në epokën e sotme të telefonave inteligjentë.
Marka finlandeze njoftoi se do ta lançojë telefonin në gusht bashkë me dy telefona inteligjentë të rinj.
Nokia 3610 ishte një nga telefonat më të mirë të vitit 2001. Telefoni thuhet se do të dalë në treg për vetëm 40 euro. Kompania është munduar të rikrijojë modelet e vjetra si 3310 dhe 8110, si një përpjekje për të risjellë lavdinë e dikurshme të markës.
Pamja origjinale me tre ngjyra është ndryshuar ndërsa ekrani është më i madh. Telefoni vjen në ngjyrë jeshile të errët, të verdhë, të zezë dhe blu e hapur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.