Ish-shefi i skuadrës Renault në F1, Flavio Briatore është infektuar me coronavirus dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Biznesmeni italian ndodhet në spital që nga e hëna e 24 gushtit.
Sipas “Corriere della Sera, pacienti po kontrollohet vazhdimisht, por për momentin ai nuk është në kujdes intensiv.
Rreth 70 raste pozitive janë regjistruar në klubin e natës Billionarie të Porto Cervo, në lokalin që është në pronësi të Briatores. Lokali u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës. Briatore mori pjesë edhe në një ndeshje futbolli në Porto Cervo në 15 gushtin e kaluar. Me të në fushë ishin edhe trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, që rezultoi pozitiv me Covid19, dhe dirigjenti Paolo Bonolis dhe këngëtari Fabio Rovazzi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.