Policia e Londrës sekuestroi një sasi rekord prej 5.8 milionë eurosh në para të thata, pas një operacioni të madh droge, që çoi të premten në dënimin e tre personave.
Sipas shtypit vendas, të arrestuarit gjatë deklaratës së tyre në polici kishin thënë se ishin aq shumë para sa nuk dinin se si t’i shpenzonin.
Oficerët që ruanin një shtëpi në Fulham kishin parë një burrë, Ruslan Shamsutdinov, ndërsa po largohej nga shtëpia me çanta të rënda të cilat i mbante me vështirësi. Burri u arrestua pasi ngarkoi çantat me para në një makinë.
Më pas efektivët nisën kontrollet dhe brenda në shtëpi gjetën 5.8 milion euro. “Sekuestrimi i një shume të madhe parash”-raporton CNN, ndodhi më 5 qershor të vitit të kaluar, “por vetëm tani është zbuluar nga autoritetet”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.